Egjipt: Sisi miraton projekt-ligjin e shumë debatuar "anti-terrorizëm"

0
161
Njoftohet se Abdulfettah es-Sisi ka miratuar projektligjin e ri “anti-terrorizëm” i cili pati shkaktuar shumë debate në Egjipt, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Zëdhënësi i Presidentit, Ala Jusuf në një deklaratë për shtyp ka theksuar se Sisi ka miratuar ligjin e ri anti-terrorizëm.
 
Projekt ligji të cilit forma finale iu dha më shpejtësi pas atentatit kundër kryeprokurorit Hisham Berekat u miratua më 2 korrik nga Këshilli i Ministrave në Egjipt. Këshilli kishte mbrojtur idenë se ligji “do të hedhë hapa në ndërtimin e drejtësisë në kuadër të ligjit dhe për të mbyllur burimet financiare të terrorit do të ndërmerren hapat diplomatike dhe ligjore për të penguar autorët e akteve të terrorizmit”.
 
Kryeprokurori egjiptian, Berekat u plagos gjatë një sulmi me bombë i cili kishte si objektiv autokolonën e tij në muajin qershor, dhe më pas ai humbi jetën në spital.
 
Ligji në fjalë gjatë fazës së përgatitjes ishte kritikuar me arsyen se nën emrin e luftës kundër terrorizmit, ai krahas zgjerimit të kompetencave të Presidentit dhe forcave të sigurisë, përbënte një rrezik serioz kundrejt lirisë së shtypit.