Presidenti egjiptian shkarkon prokurorin e lartë

Presidenti i Egjiptit, Mohammed Morsi e ka shkarkuar kryeprokurorin e shtetit, Abdel Maguid Mahmoud, raporton televizioni shtetëror.

Ky vendim vjen një ditë pasi një gjykatë liroi të gjithë të pandehurit të cilët akuzoheshin për një sulm vdekjeprurës në vitin 2011 ndaj protestuesve që ishin kundër Mubarakut.

Shumë grupe, përfshirë edhe Vëllazërinë Myslimane, thanë se do të mbajnë protesta të mëdha gjatë ditës së nesërme, për shkak të këtij vendimi të gjykatës.

Më shumë se 800 protestues ishin vrarë gjatë revoltës së njohur që e detyroi Mubarakun të jepte dorëheqje në shkurt të vitit të kaluar. /BS/kohaislame

Artikulli paraprakDëmtimet psiqike tek të rinjtë
Artikulli vijuesGjendet trupi i pajetë i 16 vjeçarit