Siria ndalon aeroplanët turq në hapësirën ajrore

Siria ka ndaluar fluturimin e avionëve civilë turk në hapësiren e saj ajrore, ndërsa vijojnë të rriten tensionet mes dy vendeve fqinje. Vendimi i Damaskut, i cili hyri në fuqi të shtunën në mesnatë, vjen vetëm disa ditë pasi Turqia ndaloi një avion sirian për të cilin tha se transportonte municione ruse për ushtrinë.

Siria e përgënjeshtroi lajmin duke e sfiduar Ankaranë që të tregonte publikisht ngarkesën e avionit. Tensionet mes dy vendeve janë rritur shume ditët e fundit pas një seri incidentesh në kufi, të nxitura nga vrasja e 5 civilëve turke prej bombardimeve të ushtrisë siriane.

Qeveria turke e ka mbështetur opozitën siriane dhe kërkon dorëheqjen e presidentit Bashar Al Asad. Duke folur në një konferencë në Stamboll, kryeministri turk Erdogan tha se dështimi i OKB-së i ka dhënë dritën jeshile Asadit që tek vrasja e dhjetra-mijëra vetëve cdo ditë.bw/kohaislame

Artikulli paraprakMësimdhënës në Mjekësi, po pate lidhje familjare
Artikulli vijuesAAK-ja, si AKR-ja e 2010-s