Egjipti hapë kalimin kufitar Rafah për kthimin e haxhinjve palestinezë

Udhëheqësia egjiptiane ka hapur vendkalimin kufitar Rafah në një drejtim, me qëllim që muslimanët palestinezë të cilët kanë kryer haxhin në Arabinë Saudite, të mund të kthehen në Palestinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Hisham Advan, nëpunës përgjegjës për anën palestineze të kalimit tha se ky vendkalim në një drejtim është hapur për 750 haxhinjë dhe se do të qëndrojë hapur tre ditë.

Egjipti vendkalimin Rafah e mbylli pas grusht shtetit më 3 korrik të vitit 2013, kur nga pushteti u përmbys presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në këtë vend Mohammed Morsi.

Artikulli paraprak“Shkumë, si shkuma e detit”, a keqleximi që na kthen në vegjetues pa nerv…
Artikulli vijuesShikim nga e kaluara: Vërshimi në Qabe (FOTO)