Kryeministri Erdoan pas kthimit në vend prononcohet në lidhje me zhvillimet e fundit

Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan në lidhje me ndërhyrjen e mundshme ushtarake ndaj Sirisë tha se “Ne do të punojmë në atë drejtim që Turqia të jap kontributin e saj ideal ndaj një procesi që synon paqen”.

Kryeministri Erdoan me tu kthyer nga samiti i G-20 dhe Argjentina bëri deklarata të rëndësishme në aeroportin Esenboa të Ankarasë.

Erdoan tha se gjatë bisedimeve të zhvilluara në kuadër të samitit të G-20 tema kryesore ishte Siria dhe se nuk mund të mbeten indiferent ndaj masakrave që jetohen në këtë vend.

Ai gjithashtu tha se të gjithë pranuan faktin se janë përdorur armët kimike, por është manipuluar në lidhje me objektivin se kush i përdori këto armë.

“Se kur do të ndërmerret ndërhyrja do ta përcaktojnë kushtet. Aktualisht nuk ka ndonjë vendim të dhënë në lidhje me këtë. Gjatë procesit që në objektiv ka paqen Turqia do të bëjë përpjekje për të dhënë kontributin më ideal”, tha Erdoan.

Kryeministri preku edhe në kontaktet e tij në Argjentinë ku ishte për ceremoninë e publikimit të vendimit për organizimin e lojërave olimpike.

Duke e bërë të ditur se së bashku me ekipin e tij ata punuan në mënyrë më të mirë për të fituar kandidaturën për organizimin e lojërave olimpike 2020, Kryeministri Erdoan tha: “Për herë të parë treguam një sukses të tillë në klasifikime. Natyrisht se nuk do të mjaftohemi me këtë dhe do të vazhdojmë me punimet tona në këtë drejtim”.

Erdoan rikujtoi se komiteti i lojërave olimpike preferoi Tokion dhe shtoi: “Natyrisht sikur Lojërat Olimpike 2020 të organizoheshin në Stamboll, atëherë do të fitonte Turqia me Stambollin si dhe do të ndodhnin gjërat e mira në një territor të gjerë gjë që do të ndikonte pozitivisht edhe në ambientin. Në një rast të tillë gjatë lojërave olimpike 2020 përveç Stambollit dhe Turqisë do të fitonte fryma olimpike, fryma sportive, paqësore, miqësore dhe vëllazërore”.

Kryeministri tha se pas kësaj do të ndajnë më shumë kohë në përgatitjen e sportistëve më të mirë dhe do të hedhin hapa që sportistët të kenë mundësinë të hedhin hapa më të forta në arenën ndërkombëtare./trt/kohaislame

Artikulli paraprakHuliganët maqedonas demolojnë një Xhami në Shkup – Foto
Artikulli vijuesArabia Saudite në gatishmëri të ndonjë përgjigje me raketa nga Siria