Ekskluzive: Aktakuzë ndaj Jeton Shalës, kryeshef i AKPM-së

Kryeshefit të AKPM-së Jeton Shala, që të martën e priti kryeministrin Isa Mustafa dhe ministrat Imet Rrahmani e Hykmete Bajrami në ceremoninë e inaugurimit të akreditimit të laboratorit të ilaçeve, siç ka marrë vesh gazeta “Zëri” i është ngritur aktakuzë.

Lajmin e ka konfirmuar Ekrem Lutfiu, zëdhënës i Këshillit Prokurorial të Kosovës. Sipas tij, Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Jeton Shala më 29 shkurt 2016 për veprën penale keqpërdorim i detyrës zyrtare nga neni 422 paragrafi 1 të KPK-së.

Ndaj Shalës siç merr vesh “Zëri” nga burimet e saja, rëndon akuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

“Ai është njëri nga të dyshuarit për vjedhjen e ilaçeve në AKPM

laçet ishin vjedhur në dhomën e dëshmive në AKPM derisa ato i kishte konfiskuar inspektorati i farmacisë./zeri/.kohaislame

 

Artikulli paraprakBERZH shpreh gatishmëri për mbështetje në Kosovë
Artikulli vijuesKëto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër