Raporti i Forenzikës nuk ka gjetur përputhje të mostrave të tërhequra nga vendet e ngjarjes nga ekipet e Forenzikës, me mostrat e ADN-së të marra nga të të pandehurit, që janë aktivistë të Vetëvendosjes, që dyshoheshi për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës.
Kështu thuhet në shkresën e Policisë së Kosovës, një kopje të të cilit e ka siguruar Gazeta Blic.
Sipas kësaj shkrese, e cila i është dërguar prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Abdurrahim Islami, një kopje të së cilës e ka siguruar Gazeta Blic nga ana e policit hetues, Gjelbrim Isahu thuhet:
“I nderuar,
Ju joftojmë se kemi prauar raportin e ekspertimit ga Agjencia e Kosovës për Forenzikë lidhur me analizimi dhe krahasimin e AND-së së gjetur në vendngjarje me mostrat e marra nga të të pandehurit.
Sipas medimit dhe kostatimit përfundimtarë të ekspertëve të AKF-së, nuk ka përputhje të AND-së të tërhequra ga vendet e ngjarjes ga ekipi I forenzikës, me mostrat e AND-së të marra nga të të pandehurit”.
Sipas këtij raporti, i bie që aktivistët e Vetëvendosjes nuk kanë të bëjnë fare me sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës.
Ndryshe, pak ditë pas sulmit të ndodhur në Kuvend, Policia e Kosovës kishte arrestuar gjashtë aktivistë të Vetëvendosjes në lidhje me këtë sulm, dhe dyshoheshin për terrorizëm.
I dyshuar ishte edhe Astrit Dehari, i cili kishte vdekur në fillim të muajit nëntor në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, nën rrethana ende të pasqaruara.
Ndërkaq, para disa ditësh, Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë pranë Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Prishtinë, kundër të pandehurve Atdhe Arifi, Frashër Krasniqi, Egzon Haliti dhe Adea Batusha, për kryerjen e veprës penale të terrorizmit.
Ndërsa, për të dyshuarin Petrit Ademi, në mungesë të provave, kanë pushuar hetimet. Po ashtu, hetimet kanë pushuar edhe për tashmë të ndjerin Astrit Dehari.Në aktakuzën e ngritur ndër të tjerat thuhej së të pandehurit kanë vepruar si grup i organizuar, me qëllim që të shkaktojnë frikësimin serioz të popullsisë dhe shkaktimin e ndjenjës se pasigurisë për qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës.