Ekskluzive: Urimet e hoxhallarëve për festen e Fitër Bajramit

Intervistoi : Dardan Sinanaj

 

Hoxhë Bekir Halimi-Shkup

Allahu na i pranoftë adhurimet, agjërimin, namazin dhe te gjitha bamirësitë tjera!

Është gëzim shumë i madh të arrish në këtë finish shumë të madh të kësaj gare, ku garuan me miliarda garues.

Jo secili mysliman morri pjesë në këtë garë dhe jo të gjithë fituan. Porse të gjithëve na jepet mundësia e gëzimit dhe reflektimit.

Sofra e Bajramit shtrohet për të gjithë dhe të gjithë i gëzohen. Nga fakti se të gjithë jemi besimtar dhe shpresojmë Mëshirën e Allahut dhe Faljen prej Tij!

Kështu e ka Feja Islame, na jep detyra e obligime dhe pastaj na shpërblen dhe na ofron dëfrim dhe argëtim në suaza të rregullave Islame.

Andaj ua urojmë të gjithë myslimanëve këtë festë duke e lutur Allahun e Madhërishëm të na jep mirësi dhe bereqet në këtë jete, lumturi e harmoni dhe shpëtim ne jetën pas vdekjes!      

 

Kryeimami i Pejës Enes Goga-Kosovë

O Zoti ynë na mundëso të presim edhe Ramzana të tjerë , e ne të jemi me shëndet , Iman dhe siguri ne vatanin tonë dhe mbarë umetin.

Allahu na pranoftë adhurimet tona , urojmë çdo herë të jemi më të përkushtuar dhe më afër Allahut..

 

Hoxhë Jusuf Hajrullahu-Shkup

Të gjithë besimtaret myslimanë mbartin në zemrat e tyre shpresën se Zoti i Madhëruar na ka pranuar agjërimin, namazet, lutjet dhe duatë, leximet e Kuranit, si dhe netët e kaluara me adhurim e përkushtim vetëm për hir të Tij”. Andaj festa e Fitër Bajrami është simbol i paqes, i gëzimit, i harmonisë, i qetësisë shpirtërore, moment i lartësimit të Allahut dhe koha e shpresës së arritjes së kënaqësisë së Krijuesit, që është edhe qëllimi final për çdo besimtar. Ju uroj te gjithë besimtareve mysliman te kalojnë çastet e Bajramit plot hare, kënaqësi ,vizita familjare dhe mos ti harrojmë skamnoret dhe nevojtaret.

 

Hoxhë Enis Rama-Kosovë

Uroj të gjithë myslimanët me rastin e Fitër Bajramit duke shpresua në faljen e Allahut të Madhëruar dhe duke e lutur të na i ketë pranuar adhurimet. Të sinqertit vazhdojnë ndërsa të tjerët mjaftohen me kaq dhe ata që u kënaqen me adhurimin nuk ndalen deri ta shijojnë kënaqësinë e përjetshme.

 

Hoxhë Ernest Goga-Kosovë

Mesazhi im është që të kemi frike Allahun dhe të vazhdojmë edhe pas Ramazanit me agjërim, lexim Kurani dhe duke lutur Allahun që të i mbushë shtëpitë e gjithë muslimanëve me gëzim , harmoni dhe dashuri dhe ja u urojmë që të gjithë besimtare Fitër Bajramin

 

Kryemami i Deçanit Besim Halilaj-Kosovë

Të dashur Besimtar e Besimtare, ja me ndihmën e te madhit Allah e përfunduam edhe muajin e Ramazanit duke shpresuar dhe besuar që kemi vjelur sevape të shumta e shlyerje të mëkateve, kemi dhënë maksimumin që të jemi tepër të kujdesshëm edhe më gjuhë, prandaj të dashur vëllezër e motra le të na shërben ky muaji që në të jemi më të kujdesshëm më të sjellshëm që të jemi të bindur që tek ne ka ndikuar agjërimi, mos të harrojmë assesi Namazin, Namazin. Namazi edhe pas Ramazanit, mos të bëhemi besimtar vetëm një muaj por të tillë të jemi gjate tërë vitit siç dëshiron Allahu të na ketë . Lutemi që Allahu të na ketë pranuar namazin tonë agjërimet , zeqatin dhe sadakanë tonë. Mos pretoni të vizitoni jetimët, skamnorët, të sëmurit, hapni zemrat dhe dyert tuaja në festen e Fitër Bajramit!

Gëzuar festa e bukur e madhështore e Fitër Bajramit!

I juaji Besim Halilaj

 

Hoxhë Ulvi Fejzullahi-Bujanovc

Urime e përhajër Bajrami i Ramazanit. Besimtarë e besimtare. Ramazani, mysafir i cila na zbukuroi me ngjyrat e tij të bukura, iku, kurse në shpirtin tonë ka mbjellë besimin, fuqinë, mirësinë, gëzimin. Imanlitë, gëzohen dhe kanë Bajram duke shpresuar në faljen e Allahut. “Ata, që e shpallin të Vërtetën dhe që i besojnë asaj, pikërisht ata janë të përkushtuarit që i frikësohen Zotit. Ata do të kenë çfarë të duan te Zoti i tyre. Ky është shpërblimi për punëmirët.” (Zumer,33-34) O Allah, pranoj adhurimet tona, na dhuro falje dhe mëshirë. Juve: – Punëheshtur e punëdashës; – Punëpastër e punëbardhë; PËR HAJËR BAJRAMI.

 

Hoxhë Valdet Kamberi-Preshevë

Agjërimi, leximi i Kur’anit, sadakaja dhe xhamitë, nuk mbyllen pas bajramit. Le të vazhdojnë vizitat dhe bamirësia, le të përcjellë edhe më tej butësia dhe morali. Ji pas Ramazanit me edukatë ramazani. O Allah, na mundëso që të arrijmë edhe shumë ramazane. Amin

Artikulli paraprakRamazani pikë e fillimit Jo pikë e mbarimit (Fitër Bajrami- 2015)
Artikulli vijuesGjermania nuk don azilkërkues nga Kosova e Shqipëria