Prokurorja Maria Bamieh nis hetimet kundër Lushtakut

Prokuroria Speciale e Kosovës ka nisur hetimet kundër kryetarit të Komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku, për dyshimet se ka kanosur seriozisht jetën e gazetarit Adem Meta.

Prokurorja Maria Bamieh ka nisur të mbledhë prova kundër Lushtakut dhe kolegëve të tij që do të vërtetonin se kanë kërcënuar jetën e korrespodentit të “Kohës Ditore” nga Skënderaj, i cili ka vendosur të mos heshtë më për problemet që ia kanë shkaktuar krerët e Komunës.

Burime nga Prokuroria kanë thënë se prokurorja Bamieh, e cila ka edhe një rast tjetër kundër Lushtakut, ka mbledhur të gjitha raportimet e medieve pas reagimit të Asociacionit të Gazetarëve Profesionistë të Kosovës lidhur me kërcënimet e vazhdueshme të gazetarit Meta. Konfirmuese e të gjitha kërcënimeve është cilësuar deklarata e Lushtakut e dhënë në “Klan Kosova”, kur Lushtaku e ka cilësuar si të vdekur këtë gazetar.koha/kohaislame

Artikulli paraprakHoxhaj: Dënohet vrasja e civilëve të Turqisë
Artikulli vijuesNë vend të dialogut politik, shqyrtohet vazhdimi i dialogut teknik