Pejë, theret një femër me thikë

Shtetasja shqiptare e Kosovës, Sh.C. (1991) është plagosur me thikë, në parkingun e ETC-së në qytetin e Pejës. Policia, pas marrjes së informatës, ka dal në vendngjarje dhe njofton se e lënduara është dërguar në emergjencën e spitalit rajonal për t’ju dhënë ndihma mjekësore. Mjekët kanë konstatuar se gjendja e viktimës është jashtë rrezikut për jetë. Policia në vendngjarje ka gjetur edhe një thikë
Policia e Kosovës nga Stacioni Policor në Pejë ishte njoftuar se në parkingun e ETC-së në Pejë është një femër e plagosur. Njësiti patrullues policor, së bashku me njësitin e krim-teknikës, në vendngjarje kanë gjetur edhe një mjet të mprehtë, thikë, që dyshohet të jetë përdorur në rast.

Gjatë hetimeve, policia ka arritur të identifikojnë dy të dyshuar, shtetasit shqiptarë të Kosovës, A.K. (1990) dhe A.K. (1995) të cilët janë kërkuar edhe në vendbanimet e tyre, por nuk janë gjetur. Rreth orës 20:00 të ditës së djeshme, të njëjtit i janë paraqitur policisë dhe janë intervistuar nga hetuesit. Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, atyre u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë. /Telegrafi/

Artikulli paraprakSHBA, poligam që jeton me 5 gra dhe 24 fëmijë
Artikulli vijuesPartia suedeze ua ndalon meshkujve të urinojnë në këmbë?