Ekstradimi i ‘El Chapos’, baroni i drogës do të dalë përpara gjykatës amerikane

Qeveria meksikane ka aprovuar ekstradimin drejt Shteteve të Bashkuara për baronin e drogës, Joaquin Guzman, i njohur me pseudonimin El Chapo.

Avokatët e tij do të kenë një afat kohor prej 30 ditësh për të apeluar vendimin e gjykatës vendase.

Megjithatë, burime zyrtare bëjnë me dije se edhe nëse nuk do të ketë një apelim të vendimin, përfundimi i procesit të ekstradimit do të kërkojë disa muaj.

Mbi El Chapon rëndojnë disa akuza përfshirë ato të trafikut të lëndëve narkotike, vrasja, etj.

Baroni i drogës u rikap në muajin janar, vetëm gjashtë muaj pasi u arratis nga një burg i sigurisë së lartë nëpërmjet një tuneli afro 2 kilometër të gjatë.

Ai gëzon reputacionin si trafikanti më i madh i lëndëve narkotike në botë.

El Chapo prej vitesh ka qenë në krye të kartelit Sinaloa, një bandë mjaft e fuqishme e cila rivalizon me kartelin tjetër të njohur si Zeta.

Vetëm pak javë më parë, autoritetet e transferuan Joaquin Guzman në një burg të sigurisë së lartë, i cili ndodhej shumë pranë kufirit me Shtetet e Bashkuara. Mediat raportuan se kjo ishte një lëvizje e qartë se për baronin po përgatitej ekstradimi.

El Chapo po ruhen në masa mjaft të rrepta sigurie, pasi ka treguar se mund të arratiset edhe nga qelitë më të sigurta.

Artikulli paraprakShitësi i dredhëzave me master të ekonomikut
Artikulli vijuesRreshta të gjatë para Ambasadës gjermane në Prishtinë, terminet kryesisht të shitura (Video)