Ekuador, shkon në 77 numri i viktimave nga tërmeti, mbi 570 të plagosur

Qeveria thotë se numri i të vdekurve pritet të rritet edhe më shumë, ndërsa dëmet materiale janë të mëdha veçanërisht në zonat bregdetare pranë epiqendrës së tërmetit.

Numri i viktimava nga tërmeti prej 7.8 ballë sipas shkallës së Rihterit që goditi sot Ekuadorin është rritur në 77, tha zëvendës/presidenti i këtij vendi, Jorge Glas, raporton Anadolu Agency (AA).

Glas në llogarinë e tij në Twitter ka konfirmuar se përveç viktimave, nga tërmeti janë plagosur të paktën 578 persona.

Presidenti i Ekuadorit Rafael Correa nënshkroi dekret për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme në vend dhe u bëri thirrje qytetarëve të mos bëjnë panik.

Shërbimi Gjeologjik amerikan tha se tërmeti ka zgjatur rreth 40 sekonda dhe epiqendra e tij ishte 27 kilometra në juglindje nga Muisnea, zonë jo shumë e populluar me disa porte peshkimi.

Qeveria thotë se numri i të vdekurve pritet të rritet edhe më shumë, si dhe dëmet materiale janë të mëdha, veçanërisht në zonat bregdetare pranë epiqendrës së tërmetit.

Pas tërmetit është lëshuar paralajmërim për cunami.

Artikulli paraprakNga sot, në Maqedoni vetëm me letërnjoftim
Artikulli vijuesVuçiç vlerëson si të rrezikshme për rajonin situatën në Maqedoni