Nga sot, në Maqedoni vetëm me letërnjoftim

Nga sot qytetarët e Kosovës dhe ata të Maqedonisë, do të qarkullojnë vetëm me letërnjoftim, duke përmbushur kështu edhe një detyrim të BE-së për lëvizje të lirë.
Sot do të mbahet ceremonia solemne me rastin e hyrjes në fuqi të Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për kushtet e udhëtimit me letërnjoftime për shtetasit e të dy vendeve.

Ceremonia do të mbahet në hapësirën ndërmjet Pikës së Kalimit Kufitar të Hanit të Elezit dhe Bllacës.

Pengesa e vetme që pengonte një bashkëpunim të tillë deri më tani, ishte mungesa e dokumenteve biometrike tek qytetarët e Kosovës.

Artikulli paraprakLëvizja BESA mbështet protestat e Shkupit
Artikulli vijuesEkuador, shkon në 77 numri i viktimave nga tërmeti, mbi 570 të plagosur