Me urdhër të udhëheqësit koreano-verior Kim Jong Un, është ekzekutuar një prej figurave kryesore në ketë vend. Bëhet fjalë për Shefin e Shtabit të ushtrisë, gjeneralin Ri Yong Gil, viktima e radhës e një serie spastrimesh mes zyrtarëve të nivelit të lartë.
Lajmin e bëri të ditur Agjencia Koreano-Jugore e lajmeve “Yonhap”, sipas të cilës gjenerali është ekzekutuar këtë muaj me akuzën e korrupsionit.
Shërbimet sekrete të Koresë së Jugut nuk e kanë komentuar lajmin, ndërsa Koreja e Veriut rrallë njofton publikisht ekzekutime të tilla.
Në vitin 2013 u ekzekutua po për korrupsion xhaxhai i Kim Jong Un, që konsiderohej figura e dytë me e rëndësishme në vend.
Lajmi i ekzekutimit të shefit të shtabit të ushtrisë vjen në një kohë kur tensionet mes Phenianit, fqinjëve të tij dhe ndërkombëtarëve janë shtuar, pas informacioneve për lëshimin e një rakete me rreze të gjatë veprimi të dielën e kaluar, e që pasoi një tjetër provë bërthamore të vendit.
You Might also Like
Në maj Samsung pritet të sjell serinë e re të telefonave
Samsungu është duke punuar në serinë e re “C” të telefonave të mençur, raporton GSMArena.…
By
Redaksia
0 Min Read
7 zakonet e njerëzve me vetëbesim të lartë
Nuk ka një zgjidhje magjike që papritmas do t’ju bëjë një person me vetëbesim të…
By
Redaksia
4 Min Read
Izraeli e vendosi "Kupolën e hekurt" në afërsi të kufirit me Sirinë
Izraeli vendosi raketat e sistemit të mbrojtjes kundërajrore "Kupola e hekurt" në veri të vendit…
By
Redaksia
1 Min Read
Rrëzohet avioni i Izraelit F-16 që bombardoi Gazën, vdes piloti
Si pasojë e rrëzimit të avionit luftarak tip F-16 që i përkiste ushtrisë izraelite pasi…
By
Redaksia
1 Min Read
Turqi: Ekstremistët kurd vrasin 4 persona
Gjatë luftimeve të mbrëmshme, 29.09.2015, mes forcave turke dhe komunistëve kurd në regjionin e Hakarit…
By
Redaksia
0 Min Read
NATO i bën thirrje Rusisë të tërheqë ushtarët e saj në lindje të Ukrainës
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i ka bërë thirrje Rusisë që të tërheqë…
By
Redaksia
2 Min Read
