Me urdhër të udhëheqësit koreano-verior Kim Jong Un, është ekzekutuar një prej figurave kryesore në ketë vend. Bëhet fjalë për Shefin e Shtabit të ushtrisë, gjeneralin Ri Yong Gil, viktima e radhës e një serie spastrimesh mes zyrtarëve të nivelit të lartë.
Lajmin e bëri të ditur Agjencia Koreano-Jugore e lajmeve “Yonhap”, sipas të cilës gjenerali është ekzekutuar këtë muaj me akuzën e korrupsionit.
Shërbimet sekrete të Koresë së Jugut nuk e kanë komentuar lajmin, ndërsa Koreja e Veriut rrallë njofton publikisht ekzekutime të tilla.
Në vitin 2013 u ekzekutua po për korrupsion xhaxhai i Kim Jong Un, që konsiderohej figura e dytë me e rëndësishme në vend.
Lajmi i ekzekutimit të shefit të shtabit të ushtrisë vjen në një kohë kur tensionet mes Phenianit, fqinjëve të tij dhe ndërkombëtarëve janë shtuar, pas informacioneve për lëshimin e një rakete me rreze të gjatë veprimi të dielën e kaluar, e që pasoi një tjetër provë bërthamore të vendit.
You Might also Like
Shkencëtarja turke diagnostikon kancerin e lëkurës për 10 sekonda
Dr. Canan Dagdeviren nga Instituti Teknologjik i Masaçusetit (MIT), në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…
By
Redaksia
1 Min Read
Armando Sadiku në namazin e Xhumasë
Me besimin në Zot dhe dashurinë për Atdhe gjithmonë do hecim përpara. Shënuesi i vetëm…
By
Redaksia
0 Min Read
Todenhofer: Ndërhyrja ushtarake në Egjipt, kundër të gjitha parimeve demokratike!!!
Jürgen Todenhofer, publicist, i cili që naga viti 1980 ka vizituar vazhdimisht zonat e krizës…
By
Redaksia
4 Min Read
Shtëpitë për serbët në veri do të ndërtohen pavarësisht kundërshtimeve
Përfaqësuesit e serbëve në veri të Kosovës kanë deklaruar se ndërtimi i 300 shtëpive të…
By
Redaksia
5 Min Read
Qosja: Shkëmbimi i territoreve me Serbinë shpëton Kosovën nga Asociacioni
Rexhep Qosja ka shpjeguar idenë e tij për shkëmbim territoresh me Serbinë duke thënë se…
By
Redaksia
3 Min Read
Shkatërruesi i mbrojtjes antiraket i SHBA-ve a po niset drejt Sirisë?
Anija shkatërruese (destroyer) amerikane "Mahan", e pajisur me sistemin e mbrojtjes antiraket, do të dalë…
By
Redaksia
1 Min Read
