Ekzekutoi 7 mijë përdorues droge, Presidenti i Filipineve: Tani radhën e kanë policët e korruptuar

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, vazhdon me reformat e tij të ashpra. Këtë herë ai ka pezulluar përkohësisht luftën e tij kundër drogës duke e zhvendosur fokusin tek eliminimi i korrupsionit brenda forcave të policisë.

Kjo pas vdekjestë një biznesmeni koreanojugor në selitë e policisë kombëtare në Manila.

“Duhet të fokusohemi tek pastrimi i brendshëm.Për momentin, s’do të ketë më operacione kundër drogë ,” tha shefi i policisë Ronald Dela Rosa gjatë një fjalimi në kampin Crame në qytetin Quezon.

Dela Rosa bëri këto komente, pas daljes publike të Presidentit Duterte i cili u zotua se do të identifikonte të gjithë agjentët e policisë të përfshirë në aktivitete të jashtëligjshme. Megjithatë, Presidenti tha se sapo të mbarojë me policinë, lufta e tij kundër drogës do të vazhdojë deri në fund të mandatit në vitin 2022.

Që kur Duterte erdhi në pushtet në qershor të vitit 2016, fushata e tij anti-drogë ka çuar në vrasjen e më shumë se 7000 personave të lidhur me drogës./kumti.com

Artikulli paraprak“Rënia e murit ndodh vetëm me rënien e Qeverisë”
Artikulli vijuesNATO dhe SHBA kërkojnë dialog me Rusinë, “në bazë të fuqisë”