Remi: Nuk ia dëshiroj vendit tim një koalicion PDK-AAK

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa ka thënë se nuk është ithtar i një koalicioni të mundshëm në mes të PDK-së dhe AAK-së.
Ai në një intervistë për “Epokën e Re”, ka vlerësuar se më mirë do të ishte që koalicioni aktual të shkonte deri në fund dhe AAK-ja ta mbështeste këtë qeveri në dialog dhe integrime evropiane.

“Ka përafrim në mes të PDK-së dhe AAK-së. Ky përafrim po shihet. Në politikë mund të ndodhin gjëra të cilat edhe nuk parashihen. Por, nuk ia dëshiroj vendit tim një koalicion të tillë dhe nuk besoj në funksionimin e mbarë të tij”, është shprehur Mustafa.

Artikulli paraprakIzraelit i kërkohet transparencë në armatimin bërthamor
Artikulli vijuesFundi i misionit të NATO-s në Kosovë?