Aktorja e famshme shqiptare Eliza Dushku këto ditë ka vizituar qytetin e Tetovës.
Gjatë vizitës së saj ajo është takuar me shumë qytetarë të atij vendi.
Eliza ka vendosur që gjatë kësaj vizite të ndalet dhe të shohë për së afërmi Xhaminë e Larme në qytetin e Tetovës.
Aktorja është mahnitur nga ajo çfarë ka parë brenda dhe jashtë kësaj xhamie. Ajo e ka përshkruar me një postim në Facebook si një bukuri e jashtëzakonshme atë çfarë ka parë në xhami. Gjatë vizitës në shenjë respekti për vendin ku gjendet ajo është mbuluar. Por se a ka të bëjë kjo foto diçka me identitetin e saj fetar mbetet të shihet.