Kryeparlamentari Turk Kahraman: Kaluan kohërat e grusht shtetëve në Turqi

Kryetari i Parlamentit të Turqisë Ismail Kahraman deklaroi sot në Ankara se kanë kaluar kohërat e grusht shteteve në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

“Kaluan kohërat e grusht shteteve në Turqi. Është një ngjarje shumë e mirë që populli mbrojti sistemin e tij dhe demokracinë. Me 80 milionë banorë ne jemi një vend i çmuar në botë me lidhje të gjerë në hapësirën kulturore. Nuk është e mundur që një vend i tillë të udhëhiqet nëpërmjet puçit”, tha Kahraman.

Artikulli paraprakFamiljarët e Komandant Shqiponjës e cilësojnë si provokim lirimin e vrasësit
Artikulli vijuesSulm i ri në Gjermani, vritet një person