Ëmbëlsirë me mjaltë dhe manaferra

Ëmbëlsirë shumë e shijshme me mjaltë dhe manaferra.
Përbërësit:
50 gram xhelatinë
2 filxhan çaji qumësht
160 gram mjaltë
Manaferra
Arra
4 të verdha veze
Përgatitja:
Ngrohni 160 gram mjaltë në zjarr derisa të bëhet një masë e lëngshme. Më pas në tenxheren ku është mjalti bashko edhe qumështin dhe 4 të verdhat e vezëve të rrahura. Lëre në zjarr për pak minuta, pastaj hiqe dhe shto xhelatinën, të cilën më parë duhet ta kesh zbutur në ujë. Hidhe masën e krijuar në një formë pudingu dhe pastaj fute në frigorifer. Lëre të ftohet për 5-6 orë. Pasi të jetë formuar, nxirre nga frigoriferi, përmbyse në një enë dhe hidhi përsipër mjaltë, manaferra dhe arra. /Living.al
Artikulli paraprakBakllava tradicionale
Artikulli vijuesPse politikanët tonë nuk vijnë në Xhami për Bajram?