Supë orizi me vezë e limon

0
318
Për 4-5 veta:
– Lënge mishi ose kockash 1,5 litra
– Oriz 4 luge gjelle 
– Veze 1 kokërr
– Gjalpë 50 g ose 2 luge gjelle
– 1/2 limoni
– Kripe, majdanoz e piper izi
 
Përgatitja
Ne lengun e mishit ose ne ujë te valuar hedhim oriz te pastruar e te lare dhe e leme te zieje ne zjarr te ngadalshëm per 25-35 minuta. 
Kur supa eshte gati e heqim nga zjarri, e leme te ftohet deri ne temperaturen 60-70 grade dhe e rregullojmë me veze e limon. 
Për këtë, në një ene prej porcelani hedhim te verdhen e vezes ose nje veze komplet, e rrahim mirë dhe duke e rrahur  i hedhim lëng limoni dhe pak nga pak nga supa e përgatitur, në mënyrë që veza të mos pritet.
Këtë masë të përgatitur ia hedhim supës duke e trazuar.
Në fund supa rregullohet me gjalpë, majdanoz të grirë hollë, kripë e piper të zi sipas dëshirës.