Emeka Ezeugo: Përqafimi i Islamit më bëri më të fortë

Ish-futbollisti nigerian, pjesëmarrës në Kupën e Botës, Emeka Ezeugo, e përqafoi Islamin, duke thënë se ai arriti në vendimin e tij të jetës sepse jeta ime ndryshoi pas leximit të biografisë së Profetit të Islamit, Muhammedit, (paqja qoftë mbi të).

”Unë jam gjithmonë një njeri kurioz dhe kam studiuar fe të ndryshme dhe kur e lexova jetën e Profetit Muhammed (paqja qoftë mbi të) ishte shumë frymëzuese”, u tha gazetarëve Emeka Ezeugo, para një jave, njoftoi Agjencia Spy Gana.

Emeka Ezeugo, 46 vjeçar, tha se ai përqafoi Islamin pasi u frymëzua nga jeta e Profetit Muhammed (a.s). Ish-futbollisti, i cili e përfaqësoi Nigerinë në Kupën e Botës në vitin 1994, pasi luajti për klubin Muhammedan Sporting Club për gati një dekadë, tha se ai ndihet i nderuar që të jetë një pasues i profetit të madh që ai mendon se është më i madhi ndër të gjithë të dërguarit e Zotit.

Ai tani quhet me një emër të ri, Mustafa Muhammed dhe planifikon të aplikojë për një pasaport të re me emrin e tij të ri, posa të të kthehet në shtëpinë e tij në Nigeri.

Njoftimet për përqafimin e Islamit nga Ezeugo janë përhapur për herë të parë në muajin shkurt të vitit 2012, por kjo është hera e parë që ai flet në media për arsyet e vendimit të tij.

Ai ra shehadet, e tha Fjalën e Dëshmisë, Deklarata për pranimin e Islamit, pasi vizitoi një dijetar musliman javën e kaluar me menaxherin Muhamedan Amirul Islami, ish-shokun e ekipit të tij, Kaiser Hamid, kreun e partisë Zaker, Amir Fejsal dhe zyrtarin e klubit, Ebu Hasan Prince.

“Unë jam një burrë. Unë jam i lirë të marrë vendime për veten. Asnjë prej anëtarëve të familjes sime nuk kundërshtuan vendimin tim, “tha ai.

Emeka Ezeugo, megjithatë, tha se numri i madh i miqve që ai bëri në Bangladesh janë sikur të ishte në familjen e tij dhe i dhanë përkrahje të të mirë në marrjen e vendimit.

“Bangladeshi është shtëpia ime e dytë dhe unë kam disa miq këtu që janë si vëllezërit e mi. Ata më ndihmuan në marrjen e vendimit, “tha Emeka Ezeugo.

Njeri i ri

Vendimi për pranimin e Islamit, siç tha Emeka Ezeugo, e bëri atë më të fortë.

Ai shtoi se jeta e tij tani është bërë më e e rregullt, më e disiplinuar sepse ai ka për të kryer obligimet ditore të fesë.

“Unë kam mbjellë vetëm një farë dhe tani unë kam për t’u kujdesur si për një pemë, ” tha Emeka Ezeugo.

“Unë e di se unë do të zbuloi shumë anë të mira të këtij vendimi me kohë, por në këtë moment unë mund të them feja e ka bërë jetën time më të disiplinuar,” shtoi ai.

Nigeria, një prej shteteve më fetare në botë, është e ndarë në mes të veriut që është muslimanë dhe jugut të krishterë.

Muslimanët dhe të krishterët, të cilët përbëjnë 55% dhe 40% për qind nga 140 milionë të popullsisë së Nigerisë, përkatësisht, kanë jetuar në paqe kryesisht.

Në nëntorin e kaluar, tetëmbëdhjetë burra nga Igbo, nga rajoni kryesisht i krishterë në Nigerinë juglindore, e përqafoi Islamin në Xhaminë Kombëtare Abuja, në kryeqytetin e Nigerisë.

Një monark i krishterë dhe pastaj një bijë e një pastori në fillim të vitit e përqafuan fenë Islame dhe më vonë u zhvilluan polemika të cilat u përhapën kinse ajo ishte hipnotizuar nga një monark musliman në qytetin Bida, që ndodhën në qendër të pjesës veriore të shtetit Niger.
V

ajza e pastorit, Aisha, e mohoi se ishte hipnotizuar, duke këmbëngulur se ajo e zgjodhi fenë Islame dhe ishte një vendim personal që ndikoi nga sjelljet e muslimanëve të mbarë që ishin për rreth.

Burimi: OnIslam & News Agencies
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi

(Islampress)

Artikulli paraprakDhjetë vrasësit më të mëdhenj të shekullit 20
Artikulli vijuesIslamabad: Artistët kinezë ekspozuan kaligrafinë islame