EMËRTIME GABIMISHT DHE GABIME QËLLIMISHT

0
223

Krizat që kanë përfshirë sot njerëzimin janë të llojllojshme dhe të dimensioneve të ndryshme. Në qoftë se dëshirojmë ta vërtetojmë këtë vetëm përmes kriterit se ekzistenca e një shoqërie njerëzore varet nga sistemi i vlerave, atëherë do të na bëhet e qartë e tërë situata. Pa sisteme vlerash, nuk është e mundshme asnjë lloj jete, e cila do ta garantonte “njerëzimin” e njerëzve, edhe pse në anën tjetër do të mund të zhvillohej një jetë, e atillë sikur e njohim te krijesat tjera.

Përkufizimet e të “mirës” dhe “të keqes” në shoqërinë bashkëkohore nuk burojnë nga mësimet hyjnore dhe rrjedhimisht, as nga interesat njerëzore, por ato janë peng i politikave të ndryshme, të cilat bëjnë që këto dy terme të rëndësishme për njerëzimin të mbeten gjithnjë të natyrës relative. Prandaj ajo që deri dje ka qenë e ligë dhe jonjerëzore sot jo vetëm që është e shpërblyer me medaljen e vlerës, por mosgarantimi i saj konsiderohet shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut.

Shembuj të këtyre çoroditjeve apo zbehjeve të vlerave mund t’i gjejmë kudo në botë sot, madje edhe zëvendësimin e tyre me ato që dikur njiheshin si antivlera. Nuk kam dëshirë që këtë lojë të quajtur “të drejtat e njeriut” ta përdor si kriter për të analizuar të ardhmen, por në qoftë se do ta bëja, atëherë më përshkon një shqetësim i ligjshëm vetëm kur paramendoj se në cilin kontekst do të zhvillohen ngjarjet në këtë teatër kukullash. Me siguri droga, vrasja, trafikimi me qeniet njerëzore, pse jo edhe vrasja, të gjitha këto ka mundësi që pas një modifikimi të caktuar, në qoftë se kërkon ndonjë integrim ndokund, të garantohen përmes ndonjë konvente, që mbron të drejtat e këtij “njeriu”.

Zakonisht devijimet e kësaj natyre burojnë nga individë që përfaqësojnë pakicën dhe në fillim nuk janë aq të pranuar, por indiferenca e shumicës dhe hutimi i tyre bënë që më vonë të ndodhë diçka krejtësisht e kundërt. Ata që sot dëshirojnë ta ushtrojnë lirshëm pederastinë janë një grusht matrapazësh, të cilët janë të refuzuar nga shoqëria anembanë, por në bazë të përvojave me “liritë” e tjera ata presin një ditë më të mirë. Ata fillojnë ta shfrytëzojnë indiferencën dhe hutinë e shumicës dhe vazhdimisht bëhen më të hapur dhe më të bujshëm derisa të vijë një kohë, kur ata që i përmbahen vlerave të vjetra të quhen të modës së shkuar, prapanikë ndërsa të tjerët konsiderohen liberalë dhe përparimtarë. Prandaj ata që dëshirojnë që e ardhmja e fëmijëve të tyre të jetë mos ashtu siç e dëshirojnë “homoseksualët” duhet që të tregohen shumë më aktiv apo më e pakta t’i përkrahin fuqimisht ato zëra, të cilët mundohen të bëjnë tërë atë që është e mundshme për ta penguar anijen e shoqërisë të mos zhytet. Përndryshe duhet të kemi parasysh, se kjo sjellje devijuese e kësaj “pakice” mund të shndërrohet në një epidemi ngjitëse dhe gradualisht të bëhet një “shumicë”, e cila kushedi edhe çfarë ka tjetër në agjendën e vet për të kërkuar.

Shpresa jonë mbetet tek Zoti, i Cili ka garantuar, se e mira do të ngadhënjejë mbi të keqen dhe kjo na mban vazhdimisht optimist dhe aktiv.

ENIS RAMA/albislam.com