Johannes Hah, komisionari i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, u ka bërë thirrje shteteve të BE-së që të qëndrojnë të qeta dhe të luftojnë së bashku krizën me migrantë.
“Ballkani perëndimor nuk duhet të bëhet parking për refugjatët. Ky do të ishte një gabim i rëndë gjeostrategjik. Kemi nevojë për koka të ftohta dhe jo retorikë të ashpër”, u ka thënë Hahn gazetarëve në Bruksel.
Komentet vijnë pasi Hungaria ka mbyllur kufirin me Serbinë, në përpjekje për të ndaluar migrantët