Prifti 22 pyetje ndërsa muslimani një pyetje

Një musliman kishte një shok të krishterë, i cili kërkoi prej tij shume herë që ta shoqëronte një ditë në kishë ku do të ligjëronte një prift që të kishte një qëndrim “real” për të krishterët.
Muslimani pajtoi të shkonte dhe shkoi por prifti e njohu atë dhe tha: Në mesin tone është një muhammedan (musliman).
Si e ditë këtë?-pyeti muslimani.
Kanë shenjat (e namazit) në fytyrë- u përgjigj prifti.

 
Buzëqeshi muslimani ndërsa prifti i tha: Dua t’i bëj 22 pyetje!
Cka është një që nuk e ka të dytën?
Cka janë dy që nuk e kanë të tretën?
Cka janë tri që nuk e kanë të katërtën?
Cka janë katra që nuk e kanë të pestën?
Cka janë pesë që nuk e kanë të gjashtën?
Cka janë gjashtë që nuk e kanë të shtatën?
Cka janë shtatë që nuk e kanë të tetën?
Cka janë tetë që nuk e kanë të nëntën?
Cka janë nëntë që nuk e kanë të dhjetën?
Cka janë dhjetë që pranojnë të shtohen?
Cka janë njëmbëdhjetë që nuk e kanë të dymbëdhjetën?
Cka janë dymbëdhjetë që nuk e kane të trembëdhjetën?
Cka janë trembëdhjetë që nuk e kanë të katërmbëdhjetën?
Cka është diç që merr fryme por nuk ka shpirt?
Cili varr ecte me njeriun në të?
Kush janë ata që gënjyen por hynë në Xhennet?
Cila është ajo gjë që Allahu e krijoi por e urren?
Kush janë ata që Allahu i krijoi pa baba dhe nënë?
Cila krijese është prej zjarri, kush u shkatërrua me zjarr dhe kush u mbrojt prej zjarrit?
Kush u krijua prej gurit, kush u shkatërrua nga guri dhe kush u ruajt me guri?
Cila është ajo gjë që Allahu e krijoi dhe e stërmadhoi?
Cila është pema që ka dymbëdhjetë degë, në çdo degë kanë tridhjetë gjethe dhe në çdo gjethe ka pesë fryte; tri në hije e dy në diell?

 
Muslimani, i bindur në fenë e vet dhe shumë besnik në Allahun, filloi me bismilah e tha:
Allahu është Një që nuk e ka të dytin.
Dy që nuk e kanë të tretën janë: Dita dhe nata, siç thotë Allahu: “Natën dhe ditën i kemi bërë dy argumente”. (el-Isra, 12)
Tri që nuk e kanë të katërtën janë: Arsyet e Musait me Hidrin, alejhima’s selam për prishjen e anijes, mbytën e fëmijës dhe ngritjen e murit.
Katra që nuk e kanë të pestën janë: Kur’ani, Teurati, Inxhili dhe Zeburi.
Pese që nuk e kanë të gjashtën janë: Pese namazet farze.
Gjashtë që nuk e kanë të shtatën janë: Gjashtë ditët në të cilat Allahu e krijoi gjithësinë.
Shtatë që nuk e kane të tetën janë: Shtatë pale qiej, siç thotë Allahu: “Ai është që krijoi shtatë qiej palë mbi palë. Në krijimin e Mëshiruesit nuk mund të shohësh ndonjë kontrast…”. (el-Mulk, 3)
Tetë që nuk e kanë të nëntën janë: Tetë melaiket që bartin Arshin.
Nëntë që nuk e kanë të dhjetën janë: Mrekullitë e Musait, alejhi’s selam: Shkopi, dora, tufani, thatësia, bretkosat, gjaku, morrat, karkalecat dhe çarja e detit.
Dhjetë që pranojnë shtim janë të mirat që për një shtohen me dhjetë por që pranojnë edhe shumëfish më shumë se kjo.
Njëmbëdhjetë që nuk pranojnë të dymbëdhjetën janë: Njëmbëdhjetë vëllezërit e Jusufit, alejhi’s selam.
Dymbëdhjetë që nuk kane të trembëdhjetën janë: 12 krojet e Musait, alejhi’s selam.
Trembëdhjetë që nuk kanë të katërmbëdhjetën janë: Jusufi me vëllezër dhe me baba e nënë.
Ai që merr fryme e nuk ka shpirt është sabahu siç thotë Allahu: “Pasha agimin kur ia shkrep! (merr fryme)”. (et-Tekvir, 18)
Sa i përket varrit që ka ecur me njeriun brenda në të ai është peshku që kapërdiu Junusin, alejhi’s selam.
Ata që gënjyen dhe hynë në Xhennet janë vëllezërit e Jusufit, alejhi’s selam.
Gjënë që e ka krijuar Allahu por që e urren është zëri i gomarit, siç thotë: “… se zëri më i egër është zëri i gomarit”. (Llukman, 19)
Ata që i krijoi pa baba e nënë janë: Ademi, alejhi’s selam, deveja e Salihut, alejhi’s selam, dashi i Ismailit, alejhi’s selam dhe melaiket.
Ai që është krijuar prej zjarrti është iblisi, ai që u shkatërrua me zjarre është Ebu Xhehli ndërsa ai që u ruajt nga zjarri është Ibrahimi, alejhi’s selam.
Ajo që u krijua prej gurit është deveja e Salihut, alejhi’s selam, ata që u shkatërruan me gurë janë pjesëmarrësit në luftë me elefant (as’habu’l fil) ndërsa ata që u ruajtën nga guri janë banoret e shpellës (as’habu’l kehf).
Gjënë që e ka krijuar Allahu dhe që e ka stërmadhuar është kurtha e (mashtrimi i) grave.
Pema është viti që ka 12 muaj (dege) me 30 gjethe (ditë për çdo muaj) dhe me pese fruta për gjethe (me 5 namaze për çdo ditë); tri në hije (tri namaze natën: akshami, jacija dhe sabahu) e dy në diell (e dy namaze ditën: dreka dhe ikindia).
Ja ashtu ishin përgjigjet e muslimanit mjaft mbresëlënëse për priftin dhe të pranishmit. Muslimani befasoi priftin kur i tha se unë kam vetëm një pyetje:

 
Cili është çelësi i Xhennetit?
Prifti nuk mundi t’i jap përgjigje por u detyrua pasi që të pranishmit kërkuan vazhdimisht prej tij përgjigjen. Ai më parë kërkoi siguri e më pas a e dini se çfarë tha?
Cfarë ua merr mendja të ketë thënë ky prift?
Ai me plot bindje tha:
Esh’hedu en la ilahe il-laAllah
ve esh’hedu enne Muhammeden abduhu ve resuluhu
(Dëshmoj se nuk adhurohet me të drejtë askush përveç Allahut dhe se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij)
Prifti pranoi Islamin e se bashku me të edhe populli që ishin prezent në kishë.
A e shihni se sa madhështore është të kesh bindje të thellë në Allahun?

Artikulli paraprakDiktatori feston ditëlindjen në luks, populli nuk ka bukë
Artikulli vijuesEbu Hanifeja sot në Shkup!