Emiratet Arabe arrestojnë disa të dyshuar për terroristë

Autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe kanë arrestuar disa anëtarë të një grupi të dyshuar për terrorist, i cili, siç thuhet, ka planifikuar sulme.

Mësohet se arrestimet janë rezultat i një aksioni të përbashkët me Arabinë Saudite.

Te të arrestuarit janë gjetur “materiale dhe pajisje të destinuara për operacione terroriste”, njofton agjencia VAM, duke cituar njoftimin e autoriteteve të rendit.

Burimi i njëjtë thotë se të dyshuarit kanë planifikuar sulme në Emirate dhe Arabi Saudite”.

Emiratet e Bashkuara Arabe janë eksportues i madh i naftës dhe aleat kyç i Perëndimit në rajon. Në muajin shtator janë kapur mbi 60 persona të dyshuar për përpjekje për të përmbysur regjimin dhe për të krijuar një shtet islamik.

Artikulli paraprakҪrregullimet digjestive, obeziteti dhe agjërimi
Artikulli vijuesAgjërimi kurë për çrregullimet digjestive dhe obezitetin