Palestina kritikon Obamën për ndihmat ushtarake ndaj Izraelit

Ministria e Jashtme Palestineze në Gaza e ka kritikuar Presidentin amerikan Obama për nënshkrimin që i ka bërë projektvendimit të shtesës së ndihmave ushtarake për Izraelin.

Në deklaratën e bërë nga pala palestineze thuhej: “Ky hap i hedhur nga Amerika ia ka hequr maskën Shtëpisë së Bardhën në kryesinë e Obamës që vitet e kaluara pretendonte se do të mbështeste paqen në botën islame. Udhëheqja e Obamës, lejoi politikën e përhapjes së çifutëve në Jerusalem, shkatërrimin e fshatrave palestineze, marrjen e tokave tona dhe rritjen e shpejtë të vendbanimeve çifute në Palestinë.

Në deklaratën ku gjithashtu thuhej se është e domosdoshme që vendet arabe të bashkohen dhe të veprojnë së bashku kundër politikave iluzore dhe pro Izraelit të SHBA-së, Ligës Arabe i bëhej thirrje që të kundërshtojë vendime të tilla kundër popullit palestinez dhe të veprojë shpejtë dhe seriozisht në këtë drejtim./trt/kohaislame

Artikulli paraprakDigjet treni në Indi, mbi 40 të vrarë
Artikulli vijuesGrupe sioniste ekstreme bëhen gati të sulmojnë xhaminë Aksa