Me Turqinë po analizojmë mundësinë për hapa ligjore ndaj Izraelit

Presidenti palestinez, Mahmud Abas (Ebu Mazen) deklaroi në përfundim të një vizite në Ankara se Autoriteti Kombëtar i Palestinës po shqyrton së bashku me Turqinë hapa të mundshme ligjore kundër Izraelit në veçanti lidhur me çështjen e kolonizimeve të reja të njoftuara në Jerusalemin Lindor, bëri të ditur shtypi turk.

”Kemi arritur një marrëveshje me qeverinë turke mbi dy çështje, që janë: Bashkëpunim i ngushtë mes përfaqësive tona në OKB dhe që ministria e Jashtme turke të na ofrojë asistencë ligjore”, deklaroi presidenti palestinez për disa gazetarë turq, njoftonte e përditshmja ”Zaman” në faqen e saj të internetit.

Të martën Ebu Mazen nuk përjashtoi edhe një rekurs eventual në Gjykatën Ndërkombëtare Penale të Hagës kundër ndërtimit të 3.000 njësive të reja banimi për kolonët izraelitë në Jerusalemin Lindor të bëra publike nga qeveria izraelite një ditë pasi Palestinës iu dha në OKB statusi shtet joanëtar vëzhgues.

Sipas Ebu Mazen ”aktualisht ekzistojnë instrumente në dispozicion të palestinezëve si shtet i pranuar dhe i njohur”.

Artikulli paraprakPS-UP KUNDËR ORGANIZIMIT “TË TURPSHËM” TË PARAPARË PËR SOT (14.12.2012) NË PALLATIN E RINISË NË PRISHTINË
Artikulli vijuesMoska u barazua me Chicago-n për nga numri i milionerëve