Projekti i Barcelonës, Suarez, Neymar, Hummels, Silva

Barcelona e ka ndërmend të bëjë shpenzime marramendëse në afatin kalimtar veror. Burime të afërta me skuadrën shkruajnë se humbja dhe pothuajse eliminimi nga Liga e Kampionëve ka shtyer katalunasit që të hapin kuletën për transfere.

120 milion euro thuhet se do ti shpenzoj Barcelona në verë për të blerë 4 lojtarë. Barcelona thuhet se e ka bërë gati listën e lojtarëve që do ti blejë në verë. I pari është supertalenti brazilian, Neymar. Sulmin do ta forcoj edhe blerja e Luis Suarez. Ylli i Liverpoolit duket afër largimit nga Liverpool pas dënimit me 10 ndeshje moslojë.

Mbrojtja është padyshim reparti ku Barcelona do të investoj. Sipas mediave spanjolle Barcelona e ka në plan të bëjë ëndrrën realitet për të patur në qendër të mbrojtjes dyshen Hummels-Thiago Silva. 60 milion euro thuhet se mund ti shpenzoj Barcelona për këtë dyshe të frikshme.kohaislame

Artikulli paraprakGjermania nuk i respekton te drejtat e njeriut – kritikohet
Artikulli vijuesOsmani: Përse gënjen Enver Hoxhaj?