Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka firmosur vendimin për emërimin e Endrit Shalës në postin e ministrit të Tregtisë dhe Industrisë.
Vendimin për emërimin e Shalës në këtë post e ka siguruar Indeksonline.
Endrit Shala i cili deri me tani mbante postin e shefit të Kabinetit të zëvendëskryeministrit, Fatmir Limaj, është njëri nga themeluesit e Nismës Socialdemokrate.
Ai është anëtar i kryesisë së këtij subjekti dhe sekretar për marrëdhënie me publikun nga ky subjekt.
Shala është një nga personat më të afërt të kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka mbetur pa ministër që disa javë. Për një vit këtë ministri e kishte drejtuar, Bajram Hasani, kryetar i degës së Nismës në Gjilan./Indeksonline/