Energjia në maksimum me fruta të thata dhe tërshërë

0
196
 
Për të ftohtin, gjëja e parë që duhet bërë është të ndihmojmë trurin duke e “ndriçuar” me ushqimet erëzat e duhura
Emri Sad (çrregullim sezonal emocional apo sindromi emocional sezonal) i referohet një shqetësimi që shpesh ndodh në fund të vjeshtës që shkaktohet nga shkurtimin e orëve të dritës: ditë më të shkurtra dhe në mënyrë progresive më të ftohta, shkaktojnë një çekuilibër në sekretimin melatonin nga hipotalamusi dhe në personat më të ndjeshëm, nxit përgjumje, depresion, ul dëshirën seksuale dhe humorin. Procesi i përshtatjes për ditë më të shkrurta dhe netë më të ftohta mund të shkaktojë një lodhje të thellë, e cila duhet të përgjigjet me një trajtim të veçantë që duhet ndjekur për 2-3 javë.
 
Në tryezë na duhen fara, bukë thekre dhe lulelakër
Gjithashtu për lodhje sezonale, trajtimi i parë është për të plotësuar dietën tuaj me ushqime të pasura me substanca, balancues, të cilat ndihmojnë për të rregulluar sekretimin e serotoninës, hormonit të mirëqënies. Për një muaj të hahen farat (bajame, arra, lajthi, arra indi, fara luledielli), bishtajore (soje, bizele, fasule, etj ..), bukë integrale (mielli të pasitur), me tërshërë ose thekër, lulelakër dhe lakër Brukseli, radhiqe, mollë dhe dardha. Më pas mund të jetë shumë i dobishëm lëngu i shegës. Pini një gote në mes të mëngjesit, duke shtuar një kapsule të thërmuar maja birre ose një lugë gjelle bar elbi, të cilat ofrojnë hekur, vitamina B dhe vitaminë C, duke balancuar gjendjen shpirtërore dhe metabolizmin.