Shmanguni diellit mes orës 10 dhe 17, mbajeni banesën të freskët, hani ushqim të lehtë dhe pa shumë mëlmesa, pini sa më shumë ujë ose çaj dhe mos harroni t’i kontaktoni më shpesh më të dashurit tuaj.
Nëse është e mundur, dalja në diell duhet të shmanget në mes orës 10 dhe 17, veçanërisht për të sëmurët e zemrës dhe të sëmurët nga diabeti. Nëse daljen nuk mund ta shmangni, gjithsesi mbrojeni kokën me kapelë ose shami. Mos harroni që gjatë ditës të konsumoni dy litra lëngje, ndërsa nëse keni angazhime më të mëdha fizike, edhe më shumë.
Shmangni pijet me gaz dhe me sheqer dhe pini ujë apo çaj. Nga gjellët rekomandohen supat dhe ushqimi i përgatitur në avull dhe gjithsesi duhet të hani edhe pemë dhe perime sezonale. Shmangni ushqimin e fërguar dhe shumë të kriposur. Freskojeni shtëpinë tuaj – temperaturën e dhomës mbajeni nën 32 gradë celsius gjatë ditës dhe nën 24 gjatë natës, përdoreni ajrin më të ftohtë të natës, uleni sasinë e ajrit të nxehtë brenda banesës, varni peshqirë të lagët, ndërsa kur e keni klimën të ndezur, mbyllni dyert dhe dritaret.
Nëse në familje keni persona më të moshuar me të cilët nuk jetoni, gjithsesi duhet t’i kontaktoni më shpesh, ndërsa e njëjta vlen edhe për fqinjët dhe të afërmit tjerë më të moshuar.
Nëse merrni ndonjë lloj ilaçi, konsultojeni mjekun se çfarë ndikimi mund të kenë ato ilaçe në termorregullimin dhe baraspeshën e lëngjeve në trup.
You Might also Like
Video-lojërat shkaktojnë diabet tek adoleshentët
Adoleshentët që rrinë zgjuar tërë natën duke luajtur me video-lojëra kanë mundësi të lartë për…
By
Redaksia
1 Min Read
Bleta mbretëreshë jeton 5-7 vjet, në ndryshim nga bletët punëtore që jetojnë 7-8 javë?
Kjo ndodh sepse bleta mbretëreshë, ushqehet me qumësht blete i prodhuar nga bletët "infermiere", qumësht…
By
Redaksia
1 Min Read
Pranvera dhe alergjitë
Ky lajm për miliona njerëz që vuajnë nga alergjitë, dhe lajmi është jo aq i…
By
Redaksia
2 Min Read
Bimët dhe mëlmesat për mbrojtje nga sëmundjet
Herën tjetër kur të sëmureni, kapërceni shkuarjen te mjeku. Zgjidhja për problemet tuaja, mund te…
By
Redaksia
4 Min Read
9 dhimbje në trup që vijnë si pasojë e gjendjes emocionale
Mund të shkaktohet nga stresi i ditës. Mundohuni të qetësoheni dhe të merreni me aktivitete…
By
Redaksia
2 Min Read
Shenjat paralajmëruese të depresionit
Shenjat paralajmëruese të depresionit që nuk duhet t’i injoroni; Mënyra natyrale për trajtimin e tij…
By
Redaksia
12 Min Read
