Erdhi për të na vjedhur, ia vodhëm zemrën

Një hajdut hyri në shtëpinë e Malik ibën Dinarit për të vjedhur, por nuk gjeti asgjë. Papritmas e pa Malikun duke u falur. Maliku e mbaroi namazin dhe e pyeti hajdutin: “Erdhe për të kërkuar ndonjë send të kësaj bote dhe nuk gjete asgjë, po për botën tjetër a ke ndonjë send?!” Hajduti u çudit me të, andaj u ul për ta dëgjuar! Maliku filloi ta këshillonte derisa hajduti zuri të qajë, kështu që u nisën së bashku për të shkuar në xhami që ta falnin namazin e sabahut. Kur arritën në xhami, njerëzit u çuditën me ta! ‘Dijetari më i madh së bashku me hajdutin më të madh! Si është e mundur?!’ Prandaj, e pyetën Malikun, kurse ai u përgjigj: “Erdhi për të na vjedhur, porse ne ia vodhëm zemrën”!

 

Marrë nga: “Sijer a’lam en-nubelai”, vëll.4, fq 362. Përktheu: Jusuf Kastrati

Artikulli paraprakGjurmët e Islamit paraotoman, Kosova kishte xhami që në vitin 1289!
Artikulli vijuesA jemi ne të gatshëm për momentin e vdekjes?!