Erdoan takohet në Stamboll me Presidentin Akënxhë

0
361

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe Presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV) Mustafa Akënxhë (Mustafa Akıncı) u takuan në mbrëmje në Stamboll.

Sipas informacioneve të marra nga burimet e presidencës në takimin e zhvilluar në Pallatin e Tarabjas në Stamboll u shqyrtua procesi i negociatave të Qipros.

Presidenti Erdoan dhe Presidenti Akënxhë cilësuan vendosmërinë për çështjen e zgjidhjes në lidhje me negociatat që do të zhvillohen në Mont Pelerin.

Erdoan dhe Akënxhë tërhoqën vëmendjen se negociatat e Qipros kanë hyrë në një proces delikat dhe theksuan se në zgjidhjen e çështjes së Qipros struktura me dy palë dhe dy shoqëri në ishull duhet garantuar ligjërisht dhe nënvizuan rëndësinë e mbrojtjes së sistemit garantues.

Erdoan i uroi suksese Akënxhësë për negociatat në Mont Pelerin.