![ERDOĞAN: "AVRUPA’DA OY ORANINDA CİDDİ BİR PATLAMA BEKLİYORUM" "BEDELİNİ DE 16 NİSAN’DAN SONRA ÖDETECEĞİZ" "AVRUPA'DAKİ HALKIMIZI ÇOK AŞAĞILADILAR AMA HALKIMIZ DA HESABINI SORACAK. BU HESABIN BEDELİNİ DE 16 NİSAN’DAN SONRA ÖDETECEĞİZ HİÇ MERAK ETMEYİN”](https://kumti.com/wp-content/uploads/2017/04/a491c-erdogan-avrupada-oy-oraninda-ciddi-bir-patlama-bekliyorum-696x557.jpg)
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, gjatë një fjalimi të premten para mijëra qytetarëve në qytetin e Konyas, tha se nuk ka marrëveshje për asnjë lloj të federalizimit të Turqisë, për të shtuar se një gjë e tillë nuk është temë e asnjë bisede në vend, raporton Anadolu Agency (AA).
“Unë kam qenë gjithmonë ai që më së shumti ka mbrojtur unitarizmin e Turqisë. Rajonet, Federatat apo ndonjë gjë tjetër nuk janë në axhendën tonë, dhe nuk do të jenë”, ka porositur Erdoğan.
Komentet e tij kanë qenë kundërpërgjigje ndaj disa zërave në Turqi të cilët kanë akuzuar se ndryshimet kushtetuese mund të sjellin një sistem tjetër të rendit në shtet.