Majko: Qeveria, shumë reklamë, nuk di të shpjegojë veten

Vazhdojnë kritikat ndaj qeverisë nga brenda mazhorancës dhe këtë radhë është deputeti Pandeli Majko.
 
Pas deklaratës së Ben Blushit se kjo qeveri po merr masa, por nuk po bën reforma, edhe Majko shton një dozë kritike.
 
“Kjo qeveri di vetëm të bëjë reklamë, por nuk di të shpjegojë thelbin e gjërave që është duke bërë”, ka thënë Majko në një intervistë për Adi Krastën.
 
I pyetur për kandidimin e mundshëm për Bashkinë e Tiranës, Majko ka refuzuar të përgjigjet.
 
Majko shtoi se kjo qeveri është jashtë kontekstit në disa fusha.
 
I pyetur se cilën fjali ai urren më shumë te kryeministri Rama, Majko tha se nuk duron dot kur dëgjon kryeministrin të thotë “keni ende shumë për të parë”./mapo
Artikulli paraprakJa krimet e dyshuara të vrasësit me pagesë
Artikulli vijuesKysmetistani pranon Kosovën (VIDEO)