Erdogan: Çështja e anëtarësimit në BE nuk ka të bëjë me kriteret

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Kongresin e Këshillit të Biznesit Botëror-Turk mbajti edhe një fjalim ku ndër të tjera vlerësoi zhvillimet e fundit, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ashtu siç nuk ka njollë e kolonializmit në të kaluarën tonë, ne si popull nuk mund të durojmë këtë psikologji. Me të vërtetë brengosemi kur hasim komunitete në rajone të ndryshme të botës të cilët fatkeqësisht nuk janë në siklet nga gjendja e të qenurit të kolonizuar, në të kundërtën janë integruar në të. Madje këto janë komunitete të cilët në të kaluarën e tyre kanë themeluar qytetërime të ndritshme dhe të pasura. Në rast se këta njerëz do të ruajnë origjinalitetin e tyre, të mund të përdorin pasuritë të cilat i posedojnë për vete, mund të jenë shumë larg nga situata ku ndodhen aktualisht. Për këtë shkak ku do qoftë që të jetojmë, çfarë do që të punojmë, çfarë do që të edukohemi nuk do të heqim dorë nga të qenurit vetëvetja, për sa i përket vlerave tona kombëtare dhe shpirtërore”, theksoi presidenti turk Erdoğan.

“E kuptoni shumë mirë që çështja nuk ka të bëjë me kriteret”
Erdoğan duke pyetur, “Vallë mund të shpjegohet me dinamizmin e ngjarjeve të rajonit, zhvillimet në Siri të ndryshojnë në një çast në këtë mënyrë natyrën dhe drejtimin?” në vijim të fjalës së tij tha: “Me sa duket duhesh të jesh i verbër që mos vëresh qëllimet, synimet lojërat të cilat luhen me justifikimin e luftës kundër DAESH-it. Shqetësimet e atyre të cilët e përqafojnë dhe bashkëpunojnë me organizatën separatiste terroriste nuk janë vetë terroristët të cilët mbjellin helm nga të gjitha anët. E kuptojmë shumë mirë se çështja nuk është në lidhje me kriteret, kur shikojmë ata të cilët, vendin tonë e lënë të presë në dyert e Bashkimit Europian që nga viti 1959 dhe vendet e anëtarësuara në 10 vitet e fundit”.

 

Artikulli paraprakMediat belge: Burri me kapele është Fayçal Cheffou, gazetar i pavarur
Artikulli vijuesBernie Sanders i Demokratëve fiton Alaskën