Pakistani kryeson Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Gjatë janarit kryesues i Këshillit të Sigurimit të OKB-së do të jetë Pakistani, duke e zëvendësuar në këtë mision Marokun. Ndërkohë, KS i OKB që nga dita e sotme i ka 5 anëtarë të rinj jo të përhershëm – Argjentinën, Australinë, Luksemburgun, Korenë e Jugut dhe Ruandën.

Anëtarët e rinj të KS të OKB, të cilat i përkasin grupeve të ndryshme gjeografike, i ka zgjedhur Asambleja e Përgjithshme e OKB në tetor të vitit 2012, ndërsa ato do të zëvendësojnë Kolumbinë, Gjermaninë, Indinë, Portugalinë dhe Afrikën e Jugut, mandati i të cilave ka skaduar sot.

KS i OKB i ka 15 anëtarë, nga të cilët 5 të përhershëm (Kina, Franca, Rusia, Britania e Madhe dhe SHBA dhe 10 jo të përhershme, të cilat Asambleja e Përgjithshme i zgjedh për një periudhë dy vjeçare.

Pesë anëtarët e tjerë jo të përhershëm të KS të OKB janë Azerbejxhani, Guatemala, Maroku, Pakistani dhe Togo, të cilët ngjanë zgjedhur në janar të vitit 2012./koha/kohaislame

Artikulli paraprakPutini i bën opsionale gjuhët indigjene
Artikulli vijues“Pensionohen” llambat e Еdisonit