Erdogan e dënon sulmin në Pakistan

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, në lidhje me sulmin e ndërmarrë në një park në Lahor të Pakistanit ku humbën jetën 63 persona dhe u plagosën 300 të tjerë ka pohuar se “sulmi i ndodhur në një lunapark ku ndodheshin familjarë dhe kryesisht fëmijë ka treguar edhe një herë fytyrën e terrorizmit i cili nuk njeh kufij dhe vlera”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të bërë nga qendra e shtypit të Presidencës theksohet se Erdoğan ka dënuar ashpër sulmin terrorist të ndodhur në Lahor të Pakistanit dhe ka uruar mëshirën e Allahut për qytetarët pakistanezë që kanë humbur jetën në sulm dhe shërim të shpejtë për të personat e plagosur.

Në deklaratë theksohet se: “Shpreh ngushëllimet e mia ndaj presidentit pakistanez, mikut tim Memnun Husejin, kryeministrit të rajonit Penxhap, vëllait tim Navaz Sherif dhe popullit vëlla të Pakistanit. Sulmi i ndodhur në një lunapark ku ndodheshin familjarë dhe kryesisht fëmijë ka treguar edhe një herë fytyrën e terrorizmit i cili nuk njeh kufij dhe vlera. Ky sulm për të gjitha vendet është një sprovë i cili do të sigurojë që ato të tregojnë qëndrimin e tyre të sinqertë kundër terrorizmit. Turqia si gjithmonë edhe në këtë ditë të dhimbshme ndodhet në anën e Pakistanit. Shpresoj që të njëjtin qëndrim të sinqertë për Pakistanin të tregojnë të gjitha vendet. Edhe njëherë për shkak të sulmit në Lahor për popullin e Pakistanit shpreh ngushëllimet e mia personale, dhe në emër të vendit dhe popullit tim”.

Si pasojë e një sulmi me bombë të ndërmarrë në parkun “Gülşen İkbal” humbën jetën 63 persona nga të cilët shumica e tyre fëmijë dhe gra, si dhe u plagosën 300 të tjerë.

Artikulli paraprakVeprat frymëzuese të gjashtë vjeçares me autizëm
Artikulli vijuesArrestohen dy pjesëtarë të ISIS-it, tentuan të hyjnë në Turqi nga Siria