Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka kritikuar fuqitë botërore dhe organizatat ndërkombëtare për dështimin e tyre ne zgjidhjen e krizës siriane.
Erdogan tha se mosveprimi i fuqive boterore vë në pikëpyetje legjitimitetin e organizatave ndërkombëtare, dhe shfaqe paaftësinë e tyre për të parandaluar gjendjen në Siri.
“Ndërgjegjja e njerëzimit nuk mund të injorojë një strukturë që nuk ndërmerr veprime, edhe kur 370 mijë njerëz vriten. Këto institucione ndërkombëtare që nuk kanë prioritet njerëzimin dhe jetën e njeriut mund të kenë një status ligjor, por nuk mund të kapërejnë problemet.
Erdogan më tej tha se organizatat ndërkombëtare ishin përgjegjës për vdekjen e njerëzve të pafajshëm, ndërsa ato kishin fuqinë për të parandaluar ndodhi të tilla.