Erdogan: Gjermania po kthehet në oborr të pasmë të FETO-s

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi të enjten se po ndjekin të shqetësuar dhe të tmerruar transformimin e Gjermanisë në oborr të pasmë të organizatës terroriste guleniste (FETO)…

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi të enjten se po ndjekin të shqetësuar dhe të tmerruar transformimin e Gjermanisë në oborr të pasmë të organizatës terroriste guleniste (FETO).

“Berlini zgjodhi t’u dalë për zot anëtarëve të FETO-s”, tha ai në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Thesaret e Gjalla Humane – Përfaqësuesit e Trashëgimisë së Ardhmërisë”, organizuar në kryeqytetin Ankara.

Kreu i shtetit turk kritikoi refuzimin e kërkesës së Turqisë për kapjen dhe ekstradimin e disa prokurorëve turq anëtarë të FETO-s, që dihet se janë strehuar prej një kohe të gjatë në Gjermani, duke theksuar se ky shtet po i bën ftesë terrorizmit.

“Gjermania zgjodhi t’u dalë zot anëtarëve të organizatave terroriste. Ju, tani, po bëheni strehë për terrorizmin. Ju do të gjykoheni përgjatë gjithë historisë për ndihmë dhe inkurajim të terrorizmit”, u shpreh ai.

“E kam thënë dhe e them përherë: Terrorizmi është sikurse akrepi, vjen një ditë dhe ju pickon. Fati i Gjermanisë, një vend që po u hap gjirin terroristëve, nuk më duket shumë i ndritur”, paralajmëroi Presidenti Erdogan.

Artikulli paraprakKryeministri prezanton mundësitë për investime të huaja në Kosovë
Artikulli vijuesTurqia mbështet sigurinë dhe stabilitetin e Jemenit