Një grup ushtarësh, që dyshohej se do të kapnin presidentin Erdogan gjatë grushtit të shtetit në Turqi, janë arrestuar.
Mediat thonë se të arratisurit janë kapur nga forcat speciale në një zonë pyjore.
Mes ushtarëve dhe forcave speciale ka pasur shkëmbim zjarri, por asnjë të lënduar.
11 persona janë arrestuar.
Erdogan ishte me pushime në një hotel, kur ndodhi grushti i shtetit.
Ndërkohë të dielën, të paktën 35 mijë persona dolën në një tubim pro-Erdogan në Këln të Gjermanisë.
Por Turqia u zemërua pasi një gjykatë gjermane nuk lejoi që Erdogan të përshëndeste tubimin me anë të një video-link.
“Ky është një turp për demokracinë gjermane,” bëri të ditur Ankaraja zyrtare.
Gjykata gjermane deklaroi se mesazhet e Erdogan mund të krijojnë tension mes 3 milionë turqve që jetojnë në Gjermani.
Ndërkohë në Këln pati edhe një anti-miting kundër Erdogan, me një pjesëmarrje shumë të vogël.