Erdogan kërcënon me largim të diplomatëve të huaj

Kryeministri i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka kërcënuar sot me dëbimin e diplomatëve të huaj, pasi i sheh si fajtor për hetimet në rastin për korrupsion dhe mitmarrje që po kryhen nga njerëzve të afërt me qeverinë e tij.

Akuzat e Erdoganit vijnë pas arrestimit të dy djemve të ministrave të tij të shtunën, bashkë me disa persona të tjerë, në mesin e të cilëve gjendet edhe Sulejman Aslan, që është kryeshefi ekzekutiv i Halkbank.

Mediet turke raportojnë se 24 persona janë arrestuar në total, dhe të njëjtit po presin në mbajtje para se të dërgohen para gjykatës. /koha/kohaislame

Artikulli paraprakTë kafshosh thonjtë është problem psikologjik
Artikulli vijuesTë sëmurët me zemër të tregojnë kujdes nga i ftohti