Të sëmurët me zemër të tregojnë kujdes nga i ftohti

Gjatë kohës së ftohtë i duhet kushtuar një kujdes më i veçantë mbrojtjes së zemrës, sidomos nëse vuani nga sëmundjet kronike të zemrës. Këtë paralajmërim e jep Shoqata amerikane për sëmundjet kardiovaskulare.

Sëmundjet e zemrës dhe gripi.

Studimet shkencore kanë treguar se vdekshmëria nga gripi është më e shpeshtë te personat që vuajnë nga sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut, në krahasim me ata që vuajnë nga sëmundjet tjera kronike.
Prandaj të sëmurëve me sëmundje kardiovaskulare u rekomandohet vaksinimi kundër gripit.

Barnat për kongjestionin nazal dhe tensioni i gjakut.

Një nga ilaçet që jepet pa recetë është edhe ilaçi për kongjestionin nazal (hundët e zëna), që zakonisht është pseudoefedrin ose fenilefrin.
Personat që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut nuk duhet t’i marrin barnat që kanë përbërës të tillë, sepse ata e rritin shtypjen e gjakut.
Por nëse duhet t’i përdorni patjetër atëherë fillimisht duhet të konsultohen me mjekun.

Pastrimi i borës.

Sipas hulumtimeve shkencore, vdekjet e papritura nga zemra shumë shpesh ndodhin gjatë dimrit.
Aktiviteti, siç është pastrimi i borës, sidomos te personat që nuk merren vazhdimisht me aktivitet fizik, mund të jetë nxitës i problemeve të zemrës që mund të përfundojë në mënyrë fatale. Prandaj personat me sëmundje të zemrës dhe ata që kanë rrezik të shtuar për sëmundje kardiovaskulare duhet të kenë kujdes nga punët e rënda dhe nga i ftohti. /albeu/kohaislame

Artikulli paraprakErdogan kërcënon me largim të diplomatëve të huaj
Artikulli vijues24 vjeçarja vdes nga lodhja pas 30 orë pune radhazi