Partneri ynë strategjik, Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka qenë shumë i ashpër duke komentuar marshimin e paqes në Paris. Ai ka thënë se reagimi i Perëndimit ndaj sulmeve në Paris ka qenë i mbushur me islamofobi dhe se në marshimin ku merrte pjesë edhe miku i tij Rama, ka pasur udhëheqës që ushtrojnë terorizëm shtetëror. Kryeministr i Izraelit, Benjamin Netanyahu, një shënjestër e rregullt e kritikave të Erdoganit, është kritikuar po ashtu për pjesëmarrjen në një marshim të unitetit të Paris, më 11 janar. “Unë pyes se çfarë bën ky person, i cili kryen terrorizëm shtetëror, ku vetëm këtë vit ka masakruar 2,500 njerëz në Gaza, përfshirë qindra fëmijë dhe dhjetëra gazetarë”, ka thënë Erdogan. “Hipokrizia e Perëndimit është e thjeshtë për t’u parë”, ka thënë ai në Ankara, në një konferencë për media me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas. “Ne, si myslimanë, kurrë nuk kemi mbajtur anën e terrorizmit, kurrë nuk kemi mbajtur anën e masakrave. Ajo çfarë qëndron pas këtyre masakrave, është racizëm, gjuhë e urrejtjes, islamofobi”, ka thënë Erdogan. /lapsi.al
You Might also Like
Kush përfiton nga bashkëpunimi i Rusisë dhe NATO-s?
Kërcënimet që i kanosen sot sigurisë janë të njëjta për të gjitha shtetet dhe ato…
By
4 Min Read
Botë: 45000 vetëvrasje nga papunësia
Papunësia është shkaku i një numri prej 45.000 vetëvrasjeve që ndodhin çdo vit në 63…
By
4 Min Read
Mësimet e dala në 10 vjetorin e pushtimit të Irakut
Më 23 Mars 2013 do të shënohet 10 vjetori i pushtimit të Irakut nga ana…
By
9 Min Read
Kina dhe "kampet e riedukimit"
Për dekada me radhë, Kina mban kriminelë ordinerë, aktivistë dhe disidentë politikë në kampet punës,…
By
6 Min Read
Pse nuk hapet Aeroporti i Kukesit, investimi arab prej 30 million USD?
Aeroporti i Kukesit eshte lene ne harrese, ndërkohë që ka ndërtimi i tij ka përfunduar…
By
7 Min Read
Pse Izraeli nuk e njeh Kosovën, mu se nuk e do bashkimin me Shqiperine?
Në një deklaratë të ish kryeministrit të izraelit dhënë në vitin 1999, në kohën…
By
2 Min Read
