Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se “Ata që përpiqen të pengojnë pjesëmarrjen e Turqisë në operacionin e Mosulit janë ata që janë të shqetësuar që ne mos të prishim lojën e tyre në Siri. Ata dëshirojnë që Turqia të qëndrojë në vend, të vërejë ato që ndodhin dhe më pas të paguajë pasojat”, raporton AA.
“Po luftojmë me FETO-n, po ndjekim hap pas hapi të gjithë elementët e kësaj bande tradhtare brenda organizatave të shoqërisë civile dhe në botën e biznesit. Akush nuk do të mbesë pa marrë përgjigjen e merituar ndaj këtyre tradhtive të kryera në këtë vend. Ne nuk do të lejojmë praninë e asnjë organizate terroriste dhe të asnjë terroristi në këto troje. Ose do të asgjësohen, ose do të dorëzohen ose do të largohen nga këtu”, ka shtuar Erdoğan.