Shpend Ahmeti: deklarohet socialist (i majtë)

Kryetari i ri i Prishtinës, Shpend Ahmeti, tash meqenëse ka fituar kryeqytetin, nuk ka hezituar t’i shpalos konceptet e tij ideologjike. Ai tha se është majtist.

Shpend Ahmeti ka dhënë një intervistë për televizionin shqiptar, OraNews, ku ka shfrytëzuar rastin të flasë për bindjet e tij ideologjike.

“Unë besoj në socialdemokracinë, unë besoj në konceptet e Qendrës se Majtë”, ka thënë ai në emisionin Tonight.

“Këto koncepte të mija përkojnë edhe me konceptet e partisë time, Levizjës Vetëvendosje”, ka shtuar Ahmeti.

Duke folur për analizat e ndryshme që janë bërë nga shumë analistë të cilët kanë thënë se Shpend Ahmeti është kundër liderëve të partisë së tij, Ahmeti ka thënë se këto janë më shumë paragjykime se sesa analiza të mirëfillta.

“Nuk e shoh vetën të ndarë nga Vetëvendosje dhe pa Vetëvendosje unë nuk mund ta shihja vetën as në krye të Prishtinës dhe mendoj se ne do të tregojmë veten me këtë mundësi që na kanë dhënë qytetarët”, ka thënë ai.

Ahmeti ka folur edhe për kritikat që i janë bërë Vetëvendosjes si një parti që njihet për bashkëpunim duke thënë se 12 deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë ngritur nga gjumi këtë kuvendi duke bërë debat publik.

“Unë jam përcaktuar që të je në VV sepse më këtë parti më bashkon koncepti politik dhe mua me kanë votuar qytetarët dhe për këtë kam thënë se nuk bëj koalicion për të dhënë një drejtori por jam i përcaktuar që këto drejtori të merren nga profesionistët. Me fitoren tonë ne kemi treguar se mund të bëjmë ndryshime jo vetëm në aspektin lokal por edhe në qeverisje qendrore”, ka thënë Ahmeti.

Ai ka folur edhe për atë që shumë analistë kanë thënë se do të këtë çarje në Lëvizjen Vetëvendosje, por këtë gjë Ahmeti e ka quajtur vetëm fjalë të kuluareve pasi që, sipas tij, Vetëvendosje nuk ka probleme me demokracinë e brendshme.

“Subjektet e tjera politike janë para çarjes dhe uniteti i VV-së është pengues për ta. Kjo mendojë që është duke i penguar ata”, ka thënë Shpendi.

Madje, kryetari i ardhshëm i kryeqytetit e ka lavdëruar liderin e vet duke marrë për bazë një analizë të Armand Shkullakut ku kishte thënë se është i vetmi lider që nuk ka ndryshuar nga qëndrimet e veta.

“Albini është vetmi person qëndrimet e të cilit nuk kanë ndryshuar që nga viti 1997 dhe ky është elementi që neve na bashkon”.

Si model për qeverisje Shpendi ka thënë se do të merr vetëm gjërat e mira dhe jo të këqija, përfshirë këtu edhe qeverisjen e Edi Ramës në Tiranë.

“Ne synojmë t’i marrim përvojat e mira dhe jo përvojat e këqija, pavarësisht se kemi 63 milion eurosh ne do të mund të ndryshojmë jetën e qytetarit”, ka thënë Ahmeti.

Artikulli paraprakTurqia merr masa ndaj luftëtarëve të huaj në Siri?
Artikulli vijuesKur jemi alergjik në ushqim, a duhet shmangur ushqimi apo jo?