Erdogan: Opozita po terrorizon manifestuesit përpara zgjedhjeve lokale

0
134

 

 

Kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan akuzoi sot opozitën, median, botën e biznesit se po terrorizon manifestuesit përpara zgjedhjeve lokale të 30 marsit, një ditë pas manifestimeve të karakterizuara nga përleshje.

”Ata përpiqen të marrin një rezultat duke provokuar dhe terrorizuar manifestuesit”, u shpreh Erdogan gjatë një takimi me elektoratin në Mersin, në jug.
Në mëngjes, gjatë përurimit të një linje të re të metrosë në Ankara, Erdogan fajësoi manifestuesit të akuzuar se kanë shkatërruar dje një zyrë të Partisë së tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) në Stamboll.
”Mendohej se ju ishin demokratë, partizanë të lirive!”, u shpreh ai. “Ata janë sharlatanë, nuk janë të ndershëm, nuk kanë asgjë të përbashkët me demokracinë, ata nuk besojnë tek votimet. Por, jam i sigurt se vëllezërit tanë në Ankara dhe në Turqi do të japin përgjigjen e duhur më 30 mars”, shtoi kryeministri.
Mijëra persona manifestuan dje në rrugët e Stambollit me thirrjet “Tayyip, vrasës” me rastin e ceremonisë së varrimit të një të riu 15-vjeçar i cili vdiq pas 269 ditë qëndrimi në koma si pasojë e plagëve të shkaktuara nga policia gjatë valës së protestave të qershorit të kaluar. /24ore/kohaislame