Erdoğan: Organizatat terroriste nuk do ta përçajnë popullin

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në lidhje me sulmin terrorist të ndodhur në Gaziantep ka deklaruar se organizatat terroriste dhe forcat pas tyre nuk do të përçajnë popullin dhe atdheun, raporton Anadolu Agency (AA).

“Dëshiroj të shpreh edhe njëherë duke nënvizuar se për vendin dhe popullin tonë nuk ka asnjë ndryshim mes FETÖ-s, autorit të tentativës së armatosur të puçit më 15 korrik dhe natës ku humbëm jetën 240 qytetarë, mes PKK-së e cila vetëm në muajin e fundit është vrasësi i 70 personave të sigurisë si dhe mes DAESH-it i cili është autori i mundshëm i sulmit në Gaziantep. Ne kemi të njëjtin mesazh ndaj atyre që na vërsulin këto organizata terroriste, nuk do t’ia arrini!. Këto organizata me duar të përgjakura dhe forcat pas tyre nuk do të kenë as fuqinë dhe as frymën që të arrijnë të ulin flamurin, të bëjnë që ezanin të heshtë, të përçajnë popullin dhe atdheun tonë”, është shprehur Erdoğan.

Presidenti Erdoğan ndër të tjera ka shtuar: “Ata që janë të pafuqishëm kundër Turqisë do të dështojnë me skenarët për të nxitur kundër njeri-tjetrit popullin tonë nëpërmjet ndershmërive me bazë etnike dhe sektare. Populli ynë shumë herë e ka vërtetuar këtë kundër akteve të PKK-së për 30 vite, kundër tradhtisë së FETÖ në natën e 15 korrikut dhe kundër akteve me kamikazë me bomba që kryen DAESH-i për vite. E njëjta lojë e ulët e provuar në Gaziantep nuk do të jetë e suksesshme. Populli ynë nuk do të heqë dorë kurrë nga uniteti, bashkimi dhe vëllazëria, pasi ai populli ynë i deshifron qëllimet e vërteta që ndodhen pas këtij provokimi.”

Artikulli paraprakDelegacioni i SHBA-së të hënën në Turqi, bisedime për ekstradimin Gülenit
Artikulli vijues• Çka e Bëri Shejhun e nderuar Muhamed Arifi të qeshë !