KRASNIQI URON MYFTIUN TËRNAVA

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi i ka dërguar një telegram urimi për festën e Fiter Bajramit, kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiut Naim Tërnava.

“I nderuar Myfti Tërnava, kam kënaqësinë që juve dhe gjithë qytetarëve tanë të besimit mysliman, në emrin tim dhe të Kuvendit të Republikës së Kosovës, t’ju urojë gëzuar festën e madhe të Fiter Bajramit!

Muaji i Ramazanit, që kurorëzohet me Bajramin e Madh, simbolizon sakrificën, përkushtimin e besimtarëve dhe solidaritetin me njëri-tjetrin.

Bashkëjetesa e harmonia ndërfetare dhe solidariteti i gjerë, bëjnë pjesë në thesarin e madh të vlerave civilizuese e humane të popullit tonë.

Uroj që në Kosovë të mbretërojë paqja, respekti, toleranca dhe mirëkuptimi”, theksohet në telegramin e kryekuvendarit Krasniqi.kohaislame

Artikulli paraprakSOT PËRMBYLLET PROJEKTI I DEZINSEKTIMIT HAPËSINOR
Artikulli vijuesPËRFITOJNË TRAJNIM NË BRITANI